Aktakuzë për ryshfet dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare ndaj pesë personave
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave të përfshirë në një rast të dyshuar për korrupsion në sistemin e autoshkollave në Kosovë. Të pandehurit A.B., E.Q., F.S., S.M. dhe V.V. po përballen me akuza për “Marrje ryshfeti” dhe “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”. Sipas aktakuzës, e pandehura A.B., e punësuar si […]
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave të përfshirë në një rast të dyshuar për korrupsion në sistemin e autoshkollave në Kosovë.
Të pandehurit A.B., E.Q., F.S., S.M. dhe V.V. po përballen me akuza për “Marrje ryshfeti” dhe “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Sipas aktakuzës, e pandehura A.B., e punësuar si instruktore në një autoshkollë, dyshohet se ka pranuar një shumë prej 200 eurosh nga një kandidate me qëllim që ta ndihmojë të kalojë testin praktik të vozitjes. Për këtë veprim, ajo akuzohet për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
Në anën tjetër, katër të pandehurit tjerë, F.S., E.Q., S.M. dhe V.V., që shërbenin si anëtarë të Komisionit për shqyrtimin e kërkesave për licencim dhe ndryshime të kushteve hapësinore të autoshkollave, dyshohet se kanë vepruar në bashkëkryerje, duke tejkaluar kompetencat e tyre ligjore dhe duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme përfitime materiale. Ata akuzohen për “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar”.
“Prokuroria Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë kundër pesë personave dhe atë A.B., E.Q., F.S., S.M. dhe V.V., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421 paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.















