Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve ndaj katër personave në Prizren
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurve, Sh.L., D.L., A.K. dhe K.Z., nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”. Sipas aktakuzës, më 7 nëntor 2024, rreth orës 19:00, në shtëpinë e të pandehurit D.L. në […]
Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj katër të pandehurve, Sh.L., D.L., A.K. dhe K.Z., nën dyshimin se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”.
Sipas aktakuzës, më 7 nëntor 2024, rreth orës 19:00, në shtëpinë e të pandehurit D.L. në Prizren, katër të akuzuarit në bashkëpunim kanë poseduar dhe paketuar substanca narkotike me qëllim shitjeje dhe shpërndarjeje.
Gjatë kontrollit të kryer nga policia janë sekuestruar:
11 qese me kokainë (3.69 gram) – të gjetura në hyrje të shtëpisë dhe në trupin e D.L.;
Sasi të mëdha marihuane, përfshirë:
35 qese (900 gram),
21 qese (27.71 gram),
2 qese (17.42 gram),
1 qese (13.26 gram),
1 qese (22.83 gram),
mbetje të marihuanës (0.48 gram),
qese të tjera me peshë më të vogël, gjithsej 989.72 gram marihuanë;
3 qese me kokainë me peshë totale 0.71 gram;
20 tableta të llojit Xanax – Alprazolam (0.5 mg);
Mjete për paketim, përfshirë qese najloni, një peshore digjitale dhe tre grindera me mbetje narkotike.
Në momentin e ndërhyrjes, në katin e dytë të shtëpisë, përveç të akuzuarve ishin të pranishëm edhe një i mitur me inicialet E.K., i cili po ashtu ishte duke ndihmuar në paketimin e narkotikëve.
Prokuroria ka kërkuar që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale që u vihet në barrë.















