Aktakuzë për tentim vrasje të rëndë në Vushtrri, ku u plagos një e mitur

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj të pandehurit me inicialet Sh.B., për veprat penale “Vrasja e rëndë në tentativë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”.

Sipas aktakuzës, më 27 nëntor 2025, në Vushtrri, në oborrin e shtëpisë së tij, i pandehuri dyshohet se me dashje ka tentuar t’i privojë nga jeta të dëmtuarën e mitur E.V. dhe M.V. Prokuroria njofton se, sapo të dëmtuarit kanë hyrë në oborr, i pandehuri ka shtënë me pushkë gjysmë automatike në drejtim të tyre, me ç’rast e mitura E.V. është plagosur në shpatullën e majtë.

“I pandehuri akuzohet se me datë 27 nëntor 2025 në Vushtrri, në oborrin e shtëpisë së tij me dashje ka tentuar ta privojë të dëmtuarën e mitur E.V., dhe M.V., ashtu që posa kanë hyrë në oborrin e të pandehurit, i njëjti me pushkën e tij gjysmë automatike ka shtënë në drejtim të të dëmtuarve, me ç`rast është plagosur e mitura E.V., në regjionin e shpatullës së majtë”, thuhet në njoftim.

Aktakuza e ngarkon të pandehurin edhe për mbajtje të paautorizuar të armës, pasi nga një datë e pacaktuar deri më 27 nëntor 2025 ai dyshohet se e ka mbajtur pushkën gjysmë automatike në shtëpinë e tij, në kundërshtim me Ligjin për Armët në Republikën e Kosovës (nr. 05/L-22). Arma dhe dhjetë fishekë janë konfiskuar nga policia.

Si pasojë e të shtënave, sipas Prokurorisë, është dëmtuar edhe një automjet në pronësi të I.B., si dhe një dritare me roletne në banesën e pronarit L.Sh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga gjykata që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.

Shija e redaktorit

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Për nder të 32-vjetorit të themelimit, shtëpia botuese “Dukagjini” dhuron...

E themeluar më 14 mars 1994, në një periudhë sfiduese për librin, arsimin dhe kulturën shqiptare në Kosovë, shtëpia botuese “Dukagjini” sot shënon 32-vjetorin...

Ekskluzive: Kosova mundëson riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë-Hercegovinës nga Riadi...

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës ka organizuar riatdhesimin e shtetasve të Bosnjë dhe Hercegovinës me një fluturim nga Riadi drejt...

Të fundit nga rubrika