Aktakuzë për vrasje të rëndë në Mitrovicë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë ndaj të pandehurit me inicialet A.S., për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, më 27 maj 2026, në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë, në banesën e viktimës E.I., i pandehuri dyshohet se e ka privuar nga jeta viktimën në mënyrë tinëzake dhe mizore.

“…i pandehuri A.S., ka privuar nga jeta viktimën në mënyrë tinëzake dhe mizore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë, A.S. kishte shkuar në banesën e viktimës, ku ndodheshin edhe i dëmtuari S.I., dëshmitari I.M. dhe vajza e mitur gjashtëvjeçare e viktimës.

“Në momentin që viktima ia hapë derën të pandehurit, i njëjti i flet viktimës, e përqafon dhe ia uron festën e Kurban Bajramit, hyn brenda në kuzhinë dhe papritmas nxjerr armën e ftohtë – thikën dhe e prenë viktimën në regjionin e përparmë të qafës”, thuhet në aktakuzë.

Sipas aktakuzës, plagët e shkaktuara kanë qenë vdekjeprurëse dhe viktima ka ndërruar jetë pa arritur të dërgohet në spital.

Po ashtu, Prokuroria pretendon se i pandehuri ka tentuar ta privojë nga jeta edhe të dëmtuarin S.I., duke tentuar ta godasë në fyt me thikë.

“I dëmtuari arrin të shmanget nga goditja e thikës, ashtu që i pandehuri e godet direkt në fytyrë, saktësisht në hundë dhe buzë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin”, thuhet në aktakuzë.

Me rastin e ngritjes së aktakuzës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga gjykata që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat penale që i vihen në barrë dhe t’i shqiptojë dënim meritor sipas ligjit.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika