Aktgjykimi dënues, qytetarët paralajmërojnë vazhdimin të protestave

Mijëra qytetarë morën pjesë sot në këtë protestë, e ata kritikuan ashpër vendimin e dhënë në Hagë. Qytetarët shprehen të gatshëm të jenë prezent në secilin organizim që do të bëhet në mbështetje të katërshes së UÇK-së.

Thirrjet jehuan sërish në sheshet kryesore të vendit.

Flamuj, simbole kombëtare e bluza me katërshen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shiheshin në pothuajse secilin protestues.

Këta të fundit edhe njëherë ngritën zëri kundrejt aktgjykimit dënues të Hagës për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.

Secili nga ta, shprehte mllefin që kanë.

“Jam i prekur thellë me vendimin e kësaj trupe kriminale”, u shpreh një qytetar.

Që protestat s’duhet të ndalen e tha edhe një tjetër qytetar që erdhi nga komuna e Obliqit.

“ Boll kemi hangër idhnim qeshtu duhet me dal apet se ata janë të pafajshëm, ne jemi të pafajshëm. Me dal me na thanë në emer të popullit qysh more qysh në emer të popullit’

Sipas qytetarëve, pa UÇK-në s’do vinte as liria.

“Protesta duhet me qenë masive se është për Kosovën, për kombin tonë për çlirimtarët tanë sepse pa ta ne nuk do të ishim të lirë”, u shpreh një tjetër qytetar.

Kritikat s’munguan as për trupin gjykues të Speciales.

“Vendim kriminal të një trupe jo gjykues por një trupe kriminale, sepse ata i dënoi një gjykatë kriminale”

Ndonëse protesta përfundoi, Lirije Vuniçi nga Lipjani tha se do të jetë prezente në secilin organizim.

“Teper jena merzitë, se unë i kam 6 familjarë të vrarë, vetë jam e plagostë e tash krejt vlerat e tyre të luftës po binë poshtë, tepër jena mërzitë”, u shpreh ajo.

Pos kësaj, edhe sonte nga ora 21 do të vazhdoj organizimi e protesta në sheshin “Skënderbeu”, ku edhe netët e kaluara janë mbledhur qytetarë në shenjë kundërshtimi të aktgjykimit të Speciales.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika