Aktgjykimi i Kushtetueses konfirmon shkeljet e Vetëvendosjes dhe bllokadën e Kuvendit, thotë Abdixhiku
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se vendimi i Kushtetueses konfirmoi qëndrimin e hershëm të LDK-së, se veprimet e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, dhe të Lëvizjes Vetëvendosje përbënin shkelje flagrante […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Ai tha se vendimi i Kushtetueses konfirmoi qëndrimin e hershëm të LDK-së, se veprimet e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, dhe të Lëvizjes Vetëvendosje përbënin shkelje flagrante të Kushtetutës, duke sjellë bllokim institucional.
“Siç edhe pritej, për secilin me mendje institucionale, Gjykata Kushtetuese sot vërtetoi qëndrimin e LDK-së – insistimin tonë të hershëm – se veprimet e Kryesuesit të Kuvendit dhe Lëvizjes Vetëvendosje përbënin shkelje flagrante të Kushtetutës, duke rezultuar në bllokimin e institucioneve të vendit.















