Një protestë paqësore është paralajmëruar të mbahet të martën, më 22 shtator, në New-York, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, që po përballen me vendimin e ashpër gjyqësor.
Sipas njoftimit të publikuar nga platforma “Liria ka Emër”, protesta do të zhvillohet para selisë së Kombeve të Bashkuara, në Dag Hammarskjöld Plaza, në orën 18:00.
“Një popull – një histori – një drejtësi – një e ardhme më e ndritshme”, thuhet në materialin e publikuar për protestën.