Grupi “Asnji Cent Ma Shumë” ka njoftuar se disa pjesëtar të saj kanë bllokuar hyrjen në Zyret e Rregullatorit Elektrike. Në njoftimin e publikuar në “Facebook” thuhet se “ZRrE-ja është në bllokadë deri në zotimin publik nga ZrRE se nuk do ta miratojë rritjen e çmimit të rrymës për 15%. Vetëm atëherë mund t’i kthehen punës.”

Ky grup ka bërë thirrje për të iu bashkuar. Krejt kjo shenjë pakënaqësie është ndaj propozimit të vendimit për rritjen e çmimit të energjisë për 15%.

“Të dashur qytetarë,

ZRrE-ja është në bllokadë.

Bllokimi do të vazhdojë deri në zotimin publik nga ZrRE se nuk do ta miratojë rritjen e çmimit të rrymës për 15%. Vetëm atëherë mund t’i kthehen punës.

Bashkohuni!”, thuhet në postim.