Aktivistit kundër luftës në Ukrainë i ndalohet hyrja në Serbi

Aktivistit kundër luftës dhe themeluesit të Shoqërisë Demokratike Ruse në Serbi, Peter Nikitin, iu ndalua hyrja në Serbi

Aktivistit kundër luftës dhe themeluesit të Shoqërisë Demokratike Ruse në Serbi, Peter Nikitin, iu ndalua hyrja në Serbi më 13 korrik.

Nikitin tha se vendimi se atij i është refuzuar hyrja në Serbi është dorëzuar në aeroportin e Beogradit, ku edhe ndodhet tani.

Shoqëria Demokratike Ruse, një nga themeluesit e së cilës është Nikitin, është një shoqatë e diasporës ruse në Serbi, e cila pas pushtimit rus të Ukrainës ka anëtarësuar dhjetëra mijëra rusë.

Anëtarët e saj kundërshtojnë pushtimin dhe kanë organizuar gjithashtu tubime ku kanë bërë thirrje për paqe në Ukrainë, nga Serbia.

Sipas Nikitin, në dokumentin, me të cilin i ndalohet hyrja, shkruhet se ndaj tij është në fuqi “masa mbrojtëse e largimit, masa e sigurisë e dëbimit të të huajit, gjegjësisht ndalimi i hyrjes në Serbi”.

“Nuk ka asnjë shpjegim tjetër dhe policia nuk më jep asnjë shpjegim tjetër. Unë do të bëj denoncim kundër kësaj, nuk do të lëviz nga aeroporti derisa të më lënë në vend ose të më deportojnë me forcë”, tha ai.

Ai tha se u ndalua në aeroport pas kthimit nga pushimet vjetore, në orët e para të mëngjesit të 13 korrikut.

“Rreth një e gjysmë pas mesnate më kanë konfiskuar pasaportën në kontrollin e pasaportave dhe më kanë thënë të pres, disa herë kam pyetur se çfarë po ndodh. Katër orë më vonë më kanë thënë se kanë marrë urdhër nga Agjencia e Sigurimit dhe Informacioni (BIA) që nuk duhet të hyj në vend”, shtoi ai.

Nikitin është shtetas i Holandës, por prej vitit 2016 jeton në Serbi.

“Unë kam edhe dy fëmijë të cilët janë shtetas të Serbisë. Nuk kam ku të shkoj, shtëpia ime është këtu, në Serbi”, theksoi ai.

Atij i është dhënë lejeqëndrim i përhershëm në Serbi./REL

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika