Aktivitetet të cilat pritet të ndodhin sot në Kosovë
Të martën e 20 qershorit pritet të ketë disa aktivitete të rëndësishme në Kosovë, ku në fillim do të mblidhen disa komisione parlamentare. Më poshtë mund ta lexoni agjendën e ditës së 20 qershorit: – 08:30: Takimi i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporës me grupin parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë. – 09:30: Takimi i […]
Të martën e 20 qershorit pritet të ketë disa aktivitete të rëndësishme në Kosovë, ku në fillim do të mblidhen disa komisione parlamentare.
Më poshtë mund ta lexoni agjendën e ditës së 20 qershorit:
– 08:30: Takimi i Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporës me grupin parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë.
– 09:30: Takimi i Komisionit për Integrim Evropian me grupin parlamentar të miqësisë Austri-Kosovë.
– 09:30: Mbledhja e radhës e Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
– 10:00: Debat publik mbi politikën populiste në kontekstin e intolerancës etnike.
– 11:00: Dëgjim publik për Projektligjin për çmimin e produkteve medicinale nga Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
– 11:30: Shqyrtimi i raporteve të auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe të Universitetit të Prishtinës nga Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
– 12:00: Aksioni rrugor “Shpi, Larg Shpisë” nga YIHR në Ditën Ndërkombëtare të Refugjatëve.
– 13:00: Ekspozita “Lule kundër luftës” me punimet e refugjates ukrainase Liudmyla Makei nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës në Ditën Botërore të Refugjatëve.
– 19:30: Nata e hapjes së Festivalit të Filmit Rolling 2023 në Kino “Armata”, Prishtinë.
Aktivitetet të cilat pritet të ndodhin sot në Kosovë
Të martën e 20 qershorit pritet të këtë disa aktivitet të rëndësishme në Kosovë, ku në fillim do të mblidhen disa komisione parlamentare.















