Aktorja që publikoi videon: Për personat përgjegjës ishte si lojë, nuk po ndodhte për herë të parë

Aktorja Kaltrinë Zeneli





Aktorja Kaltrinë Zeneli ka treguar historinë e publikimit të videos që bëri bujë të mërkurën, aty ku shihej një e moshuar gjersa keqtrajtohej nga stafi i strehimores ku qëndronte ajo.

E ftuar në “Debat Plus”, ajo ka treguar se personi që i kishte dërguar videon, identitetin e së cilit nuk e ka bërë publik, e kishte pyetur se ku mund ta raportonte një rast të dhunës.

“Fillimisht personi më dërgoi videon, më ka thirrur e më ka thënë se do të raportojë një  rast të dhunës dhe me pyeti se ku mund ta bënte atë. I thash policinë pa e ditur se çka ka ndodhur aty. Mbeti me aq, që të njoftonte policinë. I shkrova në adresën që më kontaktoi, desha të pyes se a ka marrë ndonjë reagim prej policisë dhe më tregoi se nuk ka shkuar akoma. E pyeta se a ka pasur ndonjë video dhe më ka dërguar atë”, ka treguar Zeneli.

Krahas kësaj, ajo ka thënë se më nuk kishte pritur reagimin e personit dhe e kishte shpërndarë videon në rrjete sociale.

“Ka qenë shumë shok, nuk kam mundur ta shoh deri në fund”, ka treguar Zeneli gjersa ka thënë se nuk kishte mëdyshje se a duhej publikuar apo jo videoja në fjalë.

Ajo ka thënë se për një moment kishte parë të ëmën e saj në vendin e viktimës, dhe se trajtimi që po i bëhej nga paneli përgjegjës, dukej si një lojë, diçka që nuk po ndodhte për herë të parë.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika