Akuza e kundërakuza për shkarkimin e Arifit nga pozita e kryetarit të Preshevës

Akuza në drejtim të pushteteve në Kosovë e Serbi ka drejtuar Shqiprim Arifi, që u shkarkua nga pozita e kryetarit të Preshevës. Por pasuesi i tij i përkohshëm në këtë pozitë, ka pretendimet dhe akuzat e Arfitit, i ka quajtur të turpshme, e reagime i kanë shkuar edhe nga një zyrtar i qeverisë së Kosovës

Karriera politike e Shqiprim Arifit ka marrë fund këtë të shtunë.

Fundin e aktivitetit politik, Arifi e ka paralajmëruar vet teksa ka kumtuar lajmin se është shkarkuar sipas tij dhunshëm nga pozita e kryetarit të komunës së Preshevës.

Arifi, për televizionin Dukagjini, ka bërë të ditur se nuk ka marrë as një arsye për shkarkimin e tij, nga siç u shpreh regjimi serb, por bëri një kronologji të veprimeve që ndodhën para se t’i vinte vendimi.

Në këtë javë Vuciq ka kërkuar publikisht që do ti arrestoj të gjithë shqiptaret që do të shkelin kushtetutën dhe mënjeherë pas tri dite mu me erdhë gjoba nga gjykata serbe për vendosjenë e flamurit kombetarë në festen e 28 nëntorit dhe 24 orë pas gjobe në mesnat të se premtes e të shtunës kanë marr vendim për shkarkimin tim nga posti i Kryetarit të Komunës,” ka thënë Ish-kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi.

Por nga Arifi, përveç pushtetit serb, akuza kanë shkuar edhe në drejtim të Kosovës, konkretisht kryeministrit Albin Kurti dhe politikanëve të afërt me të.

“Deri në zgjedhjet e ardhshme teknikisht udhëheqinë persona të cilet janë parti e këshilltarës së Albin kurtit, Ardita Sinani, Ragmi Mustafa e Shaip Kamberi dhe krejt këta janë njërz të Kurtit dhe ai ju ka dhënë aprovim pëe të qenë pjesë udhëheqëse, në këtë mënyr,  Vuciq me ka shkarku por Kurti dhe bashkëpuntorët e  tij në Preshev I’a kanë ndihmu këtij shkarkimi,” shtoi Arifi.

Ndaj tij, ka reaguar Ragmi Mustafi, dikur drejtues i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, tani këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, që ka listuar një varg premtimesh që sipas tij nuk i ka realizuar gjatë 8 viteve të tij në politikë.

“Pas 8 viteve, veq dy të mira bëre: që modeli yt mos të përsëritet kurrë. Dhe që po ikën me bishtin ndër shalë e i turpëruar,”ka shkruar Mustafi.

Deklarata e qëndrimet e Arifit i ka quajtur të turpshme politikani veteran nga Presheva, RAGMI MUSTAFA, që përkohësisht do ta pasojë në pozitën e të parit të kësaj komune.

Duke qenë së Partia Demokratike Shqiptare që udhëhiqet nga Mustafa, ishte e dyta në zgjedhejt e fundit lokale, Mustafa ka sqaruar se do ta udhëheqin deri më 2 qershor kur mbahen zgjedhjet .

“Zoti Arifi nuk është shkarkuar nga askush. Ai ka plot nëntë muaj që menaxhon  komunën Preshevë pa Kuvend Komunal. Sepse për këtë kohë para nëntë muaj ka humbur shumicën në Kuvendin Komunal. Sipas ligjit në Serbi, nëse tre muaj nuk ka mbahet seancë e Kuvendi Komunal atëherë qeveria serbe shpërndan Kuvendin. Me këtë akt shpërndarja e  Kuvendit Komunal bie dhe ekzekutivi përkatësisht kryetari i Komunës. Mirëpo, qeveria serbe këtë nuk e bëri që plot gjashte muaj”.ka shkruar Mustafa.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika