Akuza të rënda para finales së Kupës – Krerët e KFF Mitrovica dhe EP Hajvalia “sqarohen” për RTV Dukagjinin

Një ndeshje e rëndësishme në Kupën e Kosovës për ekipet e vajzave, KFF Mitrovica dhe EP Hajvalia, është shoqëruar me akuza të shumta. Kryetari i KFF Mitrovicës, Hajrullah Haxhiu, ka folur për të gjitha akuzat, ndërsa presidenti i EP Hajvalisë, Xhavit Pacolli, i ka mohuar ato. Dy ekipet kanë pasur një rivalitet të madh në vitet e fundit

Ekipet e vajzave, KFF Mitrovica dhe EP Hajvalia do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës, të mërkurën me fillim nga ora 17:00.

Kjo ndeshje është përcjellë me akuza të shumta nga ekipi mitrovicas në drejtim të ekipit kundërshtar, gjë për të cilën me detajisht për RTV Dukagjinin ka folur kryetari i klubit, Hajrullah Haxhiu.

“Para ndeshjes së xhiros së 12-të e kemi pasur një informacion që kryesia e klubit të Hajvalisë, e ka autorizu një farë forme një lojtare të tyre për me shiku me hy te lojtaret tona. Edhe, njëra nga lojtarët – na ka lajmëru dhe ne menjëherë e kemi dërgu rastin në Polici. Hetimet janë duke u zhvillu, tashmë çdo gjë është në duart e drejtësisë. Ne e kemi bo një postim në faqen zyrtare të klubit për me e parandalu një të keqe që mundet me na ndodhë”, tha Haxhiu fillimisht.

I njëjti pretendon se Policia e Kosovës i ka të gjitha faktet e bollshme për këtë rast.

“Po i presim reagimet e organeve të drejtësisë. Ka fakte, ka incizime, policia i ka të gjitha. Tashmë është në duart e tyre se cka bëjnë. Kjo punë nuk është e sotit, e as e djehit. Janë të njoftuar organet e rendit të Policisë. Është rasti i lajmëruar në krimet ekonomike në Prishtinë, tashmë e dy muaj e gjysmë, dikund në muajin mars”, shtoi gjithashtu ai.

Por, këto akuza i mohon kategorikisht, Presidenti i klubit EP Hajvalia, Xhavit Pacolli.

“Thënë të drejtën nuk jemi marrë shumë me këto gjëra. Nuk kam kohë të merrem me këto gjëra. Ne jemi duke punuar shumë, ata të flasin, fusha e gjelbër do të tregojë më së miri”, tha Pacolli për RTV Dukagjinin.

I njëjti po ashtu tregoi se gjatë ditës së sotme do të bëjë kallëzim penal për “shpifje”.

“Janë organet e drejtësisë, sot do të bëhet kallëzimi penal për këto shpifje, për këto gjëra që ata i bëjnë. Se çka bëjnë lojtaret ndërmjet vete unë si president i klubit nuk merrem me ato gjëra.  Unë qysh edhe në Ligën e Kampionëve, vitin e kaluar i kam ftuar të gjitha klubet, me na u bashku me lojtare me e prezantu Kosovën sa më mirë që është e mundshme. Shumë ekipe më kanë mbështetë, teksa i vetmi klub që nuk më mbështeti ishte KFF Mitrovica, Është rival, është normale që i bëjnë këto gjëra thuajse çdoherë. Këto janë të pavërtata, vetë fjala që e kanë qujtë ‘kurdisje’ , kjo është një lloj shpikje që duhet të mirret drejtësia. Me dokumenta jemi të gatshëm me i përcjellë kallxim penal, ne e kemi fushën e gjelbër që do të flasë më së miri”, tha Pacolli.

Dy klubet në fjalë kanë pasur një rivaltet të madh – sa i përket aspektit sportiv në vitet e fundit.
Edhe në vitin e kaluar të dyja ishin takuar në finale të kupës, ku fituese dolit KFF Mitrovica me rezultat të ngushtë 2-1.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika