Akuzat e Mehanit për sulm fizik nga Lushtaku, Prokuroria e Mitrovicës ende e painformuar

Prokuroria Themelore në Mitrovicë

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ende nuk është informuar për rastin e bërë publik ku kryetari i degës së Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani, ka pretenduar se është sulmuar fizikisht nga kryetari i kësaj komune, Sami Lushtaku.

“Ende nuk jemi informuar për këtë rast, prokurori kujdestar është i angazhuar në një rast tjetër dhe deri para gjysmë ore nuk jemi informuar”, tha për Dukagjinin, zëdhënësi i Prokurorisë Themeloren në Mitrovicë, Valon Preteni.

Kujtojmë se ky rast u bë publik nga anëtari i LVV-së në Skenderaj, Bahri Zabeli, shkrim i cili u postua në emër të Mehanit.

“Te dashur miq jam sulmuar nga Sami Lushtaku dhe banda e tij. Telefonin personal ma kanë marrë. Lus policinë të mbroj familjen time dhe ftoj familjrët për përmbajtje. Hysni Mehani”, thuhet në postimin e tij në Facebook.

Po ashtu Dukagjini ende është në pritje të një përgjigje zyrtare nga Policia në Mitrovicë për këtë rast.

 

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika