Departamenti amerikan i Shtetit (DASh) i ka bërë thirrje presidentit serb, Aleksandër Vuçiq dhe Qeverisë së Serbisë që  “t’i lirojnë pa kushte tre policët e Kosovës të arrestuar më 14 qershor”.

Në një njoftim të DASh-it, theksohet se arrestimi dhe ndalimi i tyre nën akuza të pa baza ka përkeqësuar situatën tashmë të tensionuar.

“I bëjmë thirrje presidentit Vuçiq dhe Qeverisë së Serbisë që menjëherë dhe pakushte të lirojnë tre policët e Kosovës, të ndaluar më 14 qershor. Arrestimi i tyre dhe vazhdimi i mbajtjes nën akuza të pabaza ka përkeqësuar situatën edhe ashtu të tensionuar. ”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, DASh-i ka bërë thirrje që të dyja palët t’i kthehen dialogut.

“Sërish u bëjmë thirrje Serbisë dhe Kosovës që ta ndjekin planin trepikësh të propozuar nga BE-ja dhe t’i kthehen dialogut të lehtësuar nga BE-ja, pa vonesa”.