Akuzat për korrupsion, deklarohen të pafajshëm nënkryetari i Ferizajt e 4 të tjerë

Të pafajshëm janë deklaruar në seancën fillestare, nënkryetari i komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu e 4 të akuzuarit e tjerë, për akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Ata thanë se aktakuza e prokurorisë është e pabazuar dhe se veprimet e tyre gjatë 2016, ishin në përputhje me ligjin

Nënkryetari i komunës së Ferizajt, mëngjesin e sotëm ka lënë për disa minuta punën e tij në zyre, për tu paraqitur sërish në Gjykatën Themelore në këtë komunë.

Ndaj tij e 4 personave te tjerë, rëndojnë akuzat për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

E në seancën fillestare, të gjithë janë deklaruar të pafajshëm, derisa ish drejtori i Urbanizmit Faik Grainca tha se të gjitha veprimet e marra më 2016, kanë qenë në përputhje me ligjin.

“Lidhur me aktakuzën e ngritur nga Prokuroria nuk e ndiej vetën fajtor, për arsye se çdo veprim që është bërë në drejtorin e Urbanizmit nga zyrtarët dhe nga unë janë në përputhshmëri të plotë me planet urbanistike që kanë qenë në komunë dhe me dispozitat ligjore”, ka deklaruar ai.

Të njëjtit nuk deshën që prokurori të lexojë aktakuzën, pavarësisht se njëri prej të akuzuarve tha se aktakuza nuk është aspak e qartë.

“Ka paqartësi në aktakuzën që e ka ngrit prokurori… me ma lexu edhe 15 herë nuk e kuptoj sepse tentimi i tij ka qenë me zëvendesu me neve”, ka deklaruar Xhemajl Ferizi – I akuzuar.

Pas përfundimit të seancës, nënkryetari i Ferizajt, tha se kjo kjo aktakuzë e Prokurorisë Themelore,është e pabazuar dhe pret që Gjykata ta hedh poshtë të njëjtën.

“Nuk dua të lëshohem shumë a është politike a nuk është politike, padija ka qenë politike por ajo cka është e rëndësishme me deklaru nga unë sot që e gjithë aktakuza është e pabazë, dhe jam i akuzuar për cështje të cilat nuk kam pasur përgjegjësi, përpjekja ime është që të hudhet kjo aktakuzë, që në fillim sepse nuk mund të akuzohet një njeri për dicka që nuk e ka pasur përgjigjesi gjatë kryrjes së punës”, ka deklaruar nënkryetari i Ferizajt Lulzim Aliu.

Aliu e 4 të tjerët, akuzohen se në 2016, përveç se kishin lejuar në mënyre të kundërligjshëm ndërtimin e një objekti banesor afarist, në afërsi të një objekti që ishte pjesë e trashëgimisë kulturore, i kanë mbyllur sytë edhe kur i njëjti pronar kishte nisur së ndërtuari edhe kate të tjerë, çka nuk ishte e lejuar.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika