Akuzat për shkelje të rregullave financiare, Man. City del me njoftim zyrtar

Akuzat për shkelje të rregullave financiare, Man. City del me njoftim zyrtar

Ekipi anglez Manchester City ka dalë me njoftim zyrtar  në lidhje me akuzat që po i bëhen për shkelje të rregullave financiare.

Në komunikatën e tyre thuhet se ata janë të befasuar nga ky lajm për shkak se siç kanë thënë vazhdimisht i kanë dërguar materiale të detajuara përfaqësuesve të Ligës Angleze, në lidhje me financat e klubit të tyre.

Po ashtu, në njoftim thuhet se klubi i mirëpret shqyrtimet për këtë çështje por kjo të bëhet nga një komision i pavarur  dhe i paanshëm.

“Manchester City FC është i befasuar nga lëshimi i këtyre shkeljeve të supozuara të Rregullave të Premier League, veçanërisht duke pasur parasysh angazhimin e gjerë dhe sasinë e madhe të materialeve të detajuara me të cilat është siguruar EPL. Klubi mirëpret shqyrtimin e kësaj çështjeje nga një komision i pavarur, për të shqyrtuar në mënyrë të paanshme tërësinë e provave të pakundërshtueshme që ekzistojnë në mbështetje të qëndrimit të tij. Si të tillë presim që kjo çështje të zbardhet njëherë e përgjithmonë”, thuhet në njoftim.

Premier League pretendon se klubi anglez Manchester City ka thyer disa rregullore midis viteve 2009 dhe 2018 dhe se klubi tani mund të përballet me sanksione duke përfshirë një zbritje të mundshme të pikëve.

Këto akuza kanë ardhur pas një hetimi katërvjeçar për financat e kampionëve aktualë të Premier League, raporton The Indepenent.

Në një deklaratë, Premier League pretendoi se shkeljet erdhën në nëntë sezone, nga 2009 në 2018. Manchester City fitoi Premier League tre herë gjatë asaj periudhe.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika