Al Jazeera Balkans publikon video nga Debat Plus: Si e mori vesh Shiroka-Pula live se ishte kandidate për presidente

Al Jazeera Balkans i ka kushtuar vëmendje momentit kur Justina Shiroka-Pula foli për herë të parë publikisht pasi u propozua si kandidate për presidente të Kosovës, në emisionin Debat Plus të TV Dukagjinit, me Ermal Pandurin.

Në një video të publikuar të mërkurën, Al Jazeera Balkans ka sjellë pjesë nga Debat Plus-i, ku Shiroka-Pula u kontaktua menjëherë pas propozimit të saj për presidente.

Gjatë lidhjes telefonike në emision, ajo tha se kishte mysafirë nga Sarajeva dhe nuk dha menjëherë përgjigje lidhur me kandidaturën.

“Kam mysafirë prej Sarajevës, pak më vonë dëgjohemi”, tha Shiroka-Pula gjatë bisedës me Pandurin.

Në një tjetër kontakt në Debat Plus, ajo tha se duhej të fliste me njerëzit e duhur para se të jepte një përgjigje përfundimtare.

Al Jazeera Balkans e ka titulluar videon “Kam mysafirë nga Sarajeva”: Si foli për herë të parë presidentja e re e Kosovës si kandidate për presidente.

Disa orë pas këtij momenti në “Debat Plus”, në minutat e para të 7 tetorit, Kuvendi i Kosovës e zgjodhi Justina Shiroka-Pulën presidente të Kosovës me 81 vota.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika