Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës

Udhëtarët dhe personeli i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës janë evakuuar pas paralajmërimit për prezencën e një bombe

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka pranuar një kërcënim me bombë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, për Dukagjinin.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcënim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë të angazhuar në kryerjen e detyrave të tyre”, ka thënë Gara.

Kjo nuk është hera e parë që Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” paralajmërohet për kërcënime të kësaj natyre. Ndërkaq, deri tani, të njëjtat kanë rezultuar të rreme.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika