Qeveria e Tajvanit i ka lëshuar sirenat në gjithë ishullin të martën, duke thënë se një satelit kinez fluturoi mbi hapësirën e saj ajrore në jug.

Përdoruesit e telefonave celularë në të gjithë ishullin e vetëqeverisur morën një mesazh duke i paralajmëruar ata që të “kujdesin për sigurinë tuaj”.

Alarmi presidencial” nënvizoi shqetësimet përpara zgjedhjeve kryesore presidenciale dhe legjislative të shtunën.

Kina ka pretenduar prej kohësh Tajvanin si pjesë të territorit të saj dhe është akuzuar për ndërhyrje në votim.

Ministria e përshkroi satelitin si “satelit” në gjuhën kineze, por si “raketë” në gjuhën angleze. Më vonë, ajo ia la fajin “neglizhencës” për gabimin në përshkrimin e satelitit si raketë.

Tajvani mban zgjedhje presidenciale dhe parlamentare të shtunën.

Kina pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj dhe i ka përshkruar zgjedhjet si zgjidhje mes paqes dhe luftës në Ngushticën e Tajvanit.

Qeveria e Tajvanit i kundërshton pretendimet e Kinës për territor.

Kina nuk ka njoftuar për lëshimin e satelitit. Ajo i bëri dy lëshime satelitore në dy ditë radhazi në fillim të dhjetorit. Asnjëra prej tyre nuk kishte fluturuar mbi Tajvan, e as nuk kishte nxitur lëshimin e sirenave.

Mediat shtetërore kineze e kanë përshkruar lëshimin e satelitit të martën si testim “të energjisë së lartë të astrofizikës dhe astronomisë”.

Ishulli vetëqeverisës me 23 milionë banorë, është një pikë kyçe në sherr mes Kinës dhe SHBA-së për supremacinë në Azi. Analistët thonë se zgjedhjet do të formësojnë trajektoren e lidhjeve midis Pekinit dhe Uashingtonit.

Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu tha se lëshimi i një sateliti mbi hapësirën ajrore tajvaneze aq afër zgjedhjeve është një aktivitet “grizon”, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters.

“Kur një raketë po fluturon hapur në qiellin tonë, disa nga tubat ose mbeturinat e tyre do të bien në këtë rajon,” tha zoti Wu, i cili ishte në një konferencë shtypi kur u dërgua alarmi, raporton BBC.

“Kjo është arsyeja pse qendra jonë kombëtare e alarmit do të lëshojë këtë lloj alarmi. Kjo ka ndodhur edhe më parë.”

Mediat tajvaneze thonë se kjo është hera e parë që qeveria e saj ka ndezur një alarm mbarëishullor të kësaj natyre.