Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës del i rrejshëm
Pasi u paralajmërua për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Policia e Kosovëspas verifikimeve dhe ushtrimit të kontrollit në Aeroport, kanë vërtetuar se këto informacione kanë rezultuar të rrejshme. Sipas njoftimit të Policisë aeroporti i është kthyer normalitetit, ku është bërë e ditur se udhëtarët kanë vazhduar udhëtimet e tyre. Pasi u paralajmërua për bombë […]
Pasi u paralajmërua për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, Policia e Kosovëspas verifikimeve dhe ushtrimit të kontrollit në Aeroport, kanë vërtetuar se këto informacione kanë rezultuar të rrejshme.
Sipas njoftimit të Policisë aeroporti i është kthyer normalitetit, ku është bërë e ditur se udhëtarët kanë vazhduar udhëtimet e tyre.

Pasi u paralajmërua për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, reagimi erdhi nga nga zëdhënësja e Aeroportit e cila ka njoftuar se janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore.
Këto veprime u ndërmorën nga organet kompetente të Republikës së Kosovës, por, sipas saj, kërcënimi për bombë ka qenë alarm i rrejshëm.
Ajo ka bërë të ditur se Aeroporti “Adem Jashari” është i hapur.
“ANP ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, shkruhet në postimin e Garës.
















