Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës rezulton i rrejshëm, nis qarkullimi i qytetarëve (VIDEO)

Pas kërcënimit me bombë, Policia e Kosovës ka konfirmuar se alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës ka rezultuar të jetë i rrejshëm, dhe se ka filluar sërish punën Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”

Pamje nga Aeroporti i Prishtinës pas kërcënimit me bombë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se pas kërcënimit me bombë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara.

“Pas realizimit të kontrollit në objekte dhe hapësira të Aeroportit Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë, ka rezultuar se nuk ka ndonjë mjet shpërthyes, dhe se kanosja me mjete shpërthyese ka qenë një alarm i rremë me qëllime të caktuara”.

“Pas përfundimit të kontrollit dhe punëve nga institucionet relevante, funksionimi dhe qarkullimi në aeroport i është kthyer normalitetit, andaj i falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar me institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet tutje.

Po ashtu, gazetarja e RTV Dukagjinit, Doruntina Bylykbashi, e cila gjendet në vendin e ngjarjes, ka bërë të ditur se tashmë qytetarët kanë filluar të hyjnë përsëri në këtë aeroport.

Po ashtu, edhe Policia e Kosovës përmes një komunikate, ka bërë të ditur se alarmi për bombë rezultoi të jetë i rrejshëm.

 

Shija e redaktorit

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

Të fundit nga rubrika