Alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës rezulton i rremë
Alarm i rremë për bombë është raportuar të martën në Aeroportin “Adem Jashari”. Siç ka njoftuar Zyra për medie e këtij aeroporti, tashmë fluturimet do të procedohen si zakonisht. “Ju njoftojmë se pas kërcënimit për bombë janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se […]
Alarm i rremë për bombë është raportuar të martën në Aeroportin “Adem Jashari”.
Siç ka njoftuar Zyra për medie e këtij aeroporti, tashmë fluturimet do të procedohen si zakonisht.
“Ju njoftojmë se pas kërcënimit për bombë janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës. Kjo ka rezultuar se kërcënimi për bombë ka qenë alarm i rrejshëm. ANP ‘Adem Jashari’ LKIA është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”, thuhet në njoftim
Dukagjini ka kontaktuar edhe Policinë e Kosovës dhe zyrtarët përgjegjës për medie në Aeroportin e Prishtinës, por ata nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje.
Kjo nuk është hera e parë që Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” paralajmërohet për një bombë.
Mirëpo, deri më tani, të njëjtat kanë rezultuar të rreme.















