Albena Reshitaj: Pas 7 qershorit partitë duhet ta pranojnë vullnetin demokratik të qytetarëve

Albena Reshitaj, kandidate e LDK-së për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit, në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se pas 7 qershorit Kosova nuk ka alternativë tjetër përpos që partitë politike ta përqafojnë rezultatin e votës demokratike.

“Duhet ta kuptojnë partitë politike që Kosova është e të gjithëve, nuk është pronë e askujt”, ka thënë ajo.

Ajo ka kritikuar partinë në pushtet për përdorim të “kuletës së shtetit” kur i konvenon asaj, duke keqpërdorur djersën e qytetarëve të vendit.

“Nuk duhet t’i shfrytëzojë taksat e të gjithë popullit për interesa të veçanta partiake, kam qenë gjithmonë zë kundër i kësaj”, ka thënë ndër të tjera Reshitaj.

Të fundit nga rubrika