Kryesuesi i KGJK-së para mbledhjes së këtij këshilli, Albert Zogaj, teksa ka folur për Ligjin e Pagave ka thënë se ligjin dhe vendimin e konsideron si të drejtpërdrejt ndërhyrje në sistemin gjyqësor.

Sipas tij, KGJK ka shprehur qëndrimin se ky vendim është në kundërshtim edhe me ligjin për gjykatat dhe është në kundërshtim me standardet evropiane.

“Të shpreh edhe qëndrimin e KGJK-së, lidhur me ligjin e pagave dhe miratimin e e koeficienteve. Si qëndrim do kemi një komunikatë dhe kërkesën avokatit të popullit për ta dërguar ligjin në gjykatën kushtetuese. Qëndrimi është i njëjti i shprehur edhe më herët që ligjin dhe vendimin e konsideron si të drejtpërdrejt ndërhyrje në sistemin gjyqësor”, ka thënë ai.

“Është një vendim që ka me dëmtuar rëndë performancën e gjyqësorit. KGJK ka shprehur qëndrimin se ky vendim është në kundërshtim edhe me ligjin për gjykatat se ka përcaktuar se s’mund të ketë ulje të pagave dhe është në kundërshtim me standardet evropiane”, shtoi ai.

Ai ka theksuar se në qoftë se ka një nismë që e ka realizuar me sukses “është nisma e vetme që është jashtëzakonisht e dëmshme për sistemin gjyqësor duke marrë parasysh edhe kufizimet tjera dhe qasjen e qeverisë”.