Albin Kurti drejtuar serbëve të Kosovës: Së bashku mund të sigurojmë të ardhme të ndritur

Kryeministri Albin Kurti gjatë një videomesazhi të publikuar në Facebook, u ka kërkuar serbëve të Kosovës besim dhe vullnet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Më 1 gusht të këtij viti është vendosur të bëhet riregjistrimi i targave, mirëpo këtë vendim të qeverisë nuk e pritën mirë serbët e Kosovës.

Sipas Albin Kurtit, veprimet e qeverisë së Kosovë, qytetarët e komunitetit serb në Kosovë nuk duhet t’i shohin me urrejtje.

Me këtë rast, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga qytetarët serbë të Kosovës që këtë vendim për ndërrim targash mos ta kuptojnë ndryshe përveç se respektim ligji si nënshtetas të Republikës së Kosovës.

Kurti përmes videomesazhit ka treguar për obligimet e tij si kryeministër duke thënë “Obligimi i Qeverisë tonë është që të mbrojë të drejtat tuaja nga veprimet diskriminuese, të cilat siç janë kërcënim ndaj shtetit janë kërcënime ndaj gjithë neve, si shtetas të këtij vendi”.

Të mërkurën e 27 Korrikut, qytetarët serbë kanë vendosur letra në veturat e serbëve lokalë, me mesazhin që të mos i regjistrojnë veturat e tyre me tabela RKS.

 

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika