Albin Kurti pa fjalë për takimin që pranoi ta mbajë sy më sy me presidentin serb

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, nuk pranoi sot të përgjigjet në lidhje me atë se kur dhe si është arritur dakordanca për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Njohësit politikë e konsiderojnë se zvarritja e procesit shkon në favor të Serbisë, derisa thonë se liderët kosovarë nuk kanë hapësirë për shmangie të këtij procesi.

Kanë kaluar rreth dy vjet e gjysmë prej herës së fundit kur u përballën sy më sy.

Madje një takim i mundshëm mes kryeministrit në detyrë të Kosovës Albin Kurtit dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiq ishte kushtëzuar nga shefi i ekzekutivit kosovar.

“Për aq kohë sa Radoiçiq dhe grupi i tij është i lirë dhe i mbrojtur në Serbi, nuk ka mirëbesim në dialogun për normalizim”, deklaroi Kurti më 28 qershor të vitit 2024.

Por, kjo vijë e kuqe e Kurtit duket se është zbehur.

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, të hënën konfirmoi se mori pëlqimin e të dy liderëve për një takim të ri në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Megjithatë, të martën nuk pati sqarime nga ekzekutivi, të cilët nuk u përgjigjen në pyetjet e Dukagjinit.

As vet kryeministri në detyrë, Albin Kurti e as u.d e presidentes Albulena Haxhiu, nuk treguan se kur dhe si u arrit kjo dakordancë.

Vënia e kritereve ndonëse shihet si aspekt pozitiv në rolin negociues, por që sipas njohësve politikë, nuk mund ta shmangë pjesëmarrjen në zhvillimin e dialogut.

“Askush më s’mund t’i ikë përgjegjësisë së dialogut, siç ka bërë Lëvizja Vetëvendosje më parë. Edhe ata tashmë e një kohë janë pjesë e dialogut. Derisa të ekzistojnë zotimet ndaj BE-se dhe Integrimet Euroatlantike, SHBA-të kanë kërku fuqimisht me vazhdu dialogun, është i paevitueshëm dhe përmbyllja sa e me shpejtë shkon në favor të Kosovës”, thotë analisti politik, Fitim Mulolli.

Mulolli konsideron se çdo zgjatje e procesit të dialogut shkon në favor të shtetit të Serbisë.

“Me stërzgjatje të dialogut, Serbia e portretizon Kosovën si një shtet të pakompletuar, si një vend ende në negocim. Nëse jemi shtet sovran pse me negociu me dikë për çështje të tilla. Prandaj Serbia e shfrytëzon këtë argument nëpër forume ndërkombëtare, në Diplomaci, me deklaru se Kosova është ende rast i pambyllur”.

Për herë të fundit Albin Kurti e Aleksandër Vuçiq u takuan më 14 shtator 2023, vetëm 10 ditë para sulmit në Banjskë. Takime të tjera u zhvilluan në nivel të kryenegociatorëve.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika