Albin Kurti: Për zgjedhjet serbe duhet të ketë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, gjatë një takimi virtual me ambasadorët dhe shefat e misioneve diplomatike e konsullore të Kosovës, tha se “nuk dëshirojmë t’ia pamundësojmë të drejtën e votës qytetarëve të Republikës sonë që kanë dy shtetësi, por në të njëjtën kohë nuk mund të veprojmë në kundërshtim me ligjshmërinë dhe kushtetutshmërinë e vendit”.

“Ndaj të dyjave do të sillemi me përgjegjësi”,u shpreh kryeministri Kurti duke shtuar se është në komunikim të vazhdueshëm me shtetet e QUINT-it.

Në takim u diskutua edhe mbi gjendjen e sigurisë në rajon pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë.

Me këtë rast u tha se Republika e Kosovës që nga fillimi ka shprehur solidarizimin me Ukrainën dhe popullin ukrainas, përderisa pa hezitim ka dënuar ashpër agresionin e Federatës Ruse, duke iu bashkuar BE-së, SHBA-së dhe botës demokratike në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Gjithashtu, në këtë takim u diskutua edhe për një angazhim më të madh në fushën e diplomacisë ekonomike, duke filluar nga krijimi i kontakteve dhe urave lidhëse për të promovuar potencialin e Kosovës nëpër botë.

Njohësit e çështjeve politike dhe të drejtësisë thonë se duhet bërë dallimi ndërmjet referendumit të Serbisë dhe zgjedhjeve të saj.

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi Ehat Miftaraj, theksoi se, “Institucionet e Republikës së Kosovës me të drejtë kanë pasur qëndrim të prerë për të mos lejuar organizimin e referendumit serb në territorin e Republikës së Kosovës, pasi lejimi i tij do të mund të ndërlidhej drejtpërdrejt edhe si ushtrim i sovranitetit të Republikës së Serbisë në territorin e Kosovës”.

“Ndërsa, organizimi i zgjedhjeve nacionale, në bazë të kushteve të përcaktuara nga Republika e Kosovës për shtetasit e Kosovës nga komuniteti serb, dallon skajshmërisht nga referendumi, dhe një gjë e tillë do të duhej të konsiderohej nga institucionet e Republikës së Kosovës. Kjo duke u bazuar edhe në kërkesën e partnerëve ndërkombëtarë- shtoi ai.

Zgjedhjet e fundit parlamentare, që Serbia i ka organizuar edhe për komunitetin serb në Kosovë, janë mbajtur më 21 qershor të vitit 2020. Ato zgjedhje janë mbajtur sipas një praktike të mëhershme, përmes së cilës misioni i OSBE-së në Kosovë ka grumbulluar votat, praktikë kjo e krijuar që nga viti 2017.

OSBE-ja ka grumbulluar votat e serbëve të Kosovës pas mbylljes së qendrave të votimit, ndërsa, ato më pas janë dërguar për numërim në dy qytete kufitare të Serbisë.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika