“Albin Zajednica”, “Mashtrim dhe humbje historike”, “Dështimi ka emër: Albin Kurti”, kryeministri shënjestër e kritikave të opozitës e analistëve

Marrëveshja mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Ohër, të shtunën e 18 marsit, ka bërë që opozita dhe disa nga analistët në Kosovë të kritikojnë Kurtin

Në fotografi: Albin Kurti, kryeministër i Republikës së Kosovës

Të shtunën në orët e vona të mbrëmjes, nga Ohri i bukur, erdhi një lajm jo aq i bukur për disa në Kosovë, se Republika e Kosovës dhe Serbia kanë bërë një marrëveshje.

Kjo u bë e ditur nga përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i cili tha se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për implementimin e propozimit evropian për normalizim raportesh.

Borrell, gjithashtu u përqendrua edhe te neni i 7 i këtij plani.

“Më lejoni të fokusohemi në disa çështje specifike. Për të implementuar nenin 7, Kosova është pajtuar të lansojë menjëherë, dhe kur them menjëherë, e them menjëherë, negociatat me dialogun e ndihmuar nga BE-ja për të ofruar zgjidhje për komunitetin serb në Kosovë”, ka thënë Borrell.

Pra, sipas tij, kryeministri i Kosovës Albin Kurti është pajtuar të fillojë menjëherë zbatimin e nenit të 7 të planit evropian, ku në nen thuhet se Kosova duhet të zbatojë marrëveshjet e kaluara, përfshirë formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

E pas kësaj Kurti ishe cak i kritikave të shuma nga akterët politikë, respektivisht ata opozitarë dhe analistët politikë në Kosovë.

“Mashtrim dhe humbje historike”

Kryetari Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e cilësoi këtë nga ana e Kurtit si një mashtrim dhe humbje e një mundësie historike.

“Mashtrim dhe humbje e një mundësie historike, ky është epilogu i Kurtit si kryeministër në dialog”.

Më tej, kreu i LDK-së ka thënë se kushtet e Kurtit për dialogun u zhbënë, dhe kjo Kosovës i ka kushtuar shumë.

“Një kauzë politike e rremë që Kosovës i kushtoi tmerrësisht shumë përfundoi sonte. Kushtet e vëna, fjalimet e thëna, qëndrimet e dhëna, thjesht u zhbënë”, ka theksuar ai.

“Dështimi ka emër”

Edhe analisti Imer Mushkolaj reagoi ndaj kësaj marrëveshjeje, e sipas tij, i gjithë Ankesi i Zbatimit të Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit të Marrëdhënieve, merret veç me një pikë, themelimin e Asociacionit.

Sipas tij, dështimi ka emër, “Albin Kurti”.

“Thuajse krejt aneksi i zbatimit merret veç me një pikë të marrëveshjes – themelimin e Asociacionit. Dështimi ka emër: Albin Kurti”, ka shkruar Mushkolaj.

“Nga sot, Albin Kurti do të quhet ALBIN ZAJEDNICA”

Ndërsa, për analistin Shkodran Ramadani pas kësaj marrëveshje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të duhej të quhej “Albinn Zajednica”.

“Marrëveshja pa njohje me autonomi per serbet. Pikë. Nga sot, Albin Kurti do të quhet ALBIN ZAJEDNICA! Kryemashtruesi që bëri çdo mashtrim pa kursyer asnjë mjet për të ardhur në pushtet për të kapur çdo institucion, sot e tregoi fytyrën e tij të vërtetë: i gatshëm të bëjë çdo kompromis për ta ruajtur pushtetin e tij kundër Kosovës”,  ka shkruar Ramadani në Facebook.

Gjithashtu, edhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka ironizuar me Kurtin, duke shkruar se “studimet e fundit thonë se qershiat janë ushqimi i preferuar i luanit”.

“Zhgënjim, dështim, turpërim”, u cilësua kjo marrëveshja nga analisti dhe gazetari, Astrit Gashi.

“Të paktën emrin ia ka ndërru, nga “Zajednicë” në “Vetadministrim” për të na hedhur hi syve! Rrnoftë Kosova Republikë!”, ka shkruar ai në Facebook.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika