Albina dhe familja Kelmendi do të performojnë sonte, në natën e dytë të garës së këngës “Eurovision” 2023.

Gara po zhvillohet në “Liverpool Arena” të Mbretërisë së Bashkuar, dhe në të përfaqësuesit e Shqipërisë do të prezantohen me këngën “Duje”.

Kjo e fundit flet për divorcin e një çifti dhe dhembshurinë ndaj fëmijëve.

“Duje” ishte shpërblyer me çmimin e dytë nga juria profesionale e Shqipërisë, megjithatë ishte publiku ai që përzgjodhi këngën si përfaqësuese të shtetit në festivalin evropian.