Albina me familje niset për Eurovision: “Rrugës për fitore”

Albina dhe familja Kelmendi do t'a përfaqësojnë Shqipërinë në festivalin "Eurovizion 2023" që do të mbahet në Liverpool të Anglisë, me datë 9,11 dhe 13 maj

Albina dhe familja Kelmendi do ta përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovizionin e vitit 2023 që do të mbahet në Liverpool gjatë këtij muaji.

“Duje” është kënga që do interpretohet në skenën magjike të Eurovizionit në natën e dytë të gjysmëfinales, me datë 11 maj nga Albina dhe familja Kelmendi.

Përfaqësuesit e Shqipërisë të entuziazmuar janë nisur për Liverpool. Kështu bëri të ditur Albina përmes një postimi në Instagram.

“Rrugës për fitore”, ka shkruar Albina.

Kujtojmë se Shqipëria do të këndojë në natën e dytë të gjysmëfinales së Eurovision 2023 që do të zhvillohet në Liverpool, ndërsa performanca do të jetë e 9-ta në radhë.

Shqipëria do të përfaqësohet nga Albina dhe familja Kelmendi me këngën “Duje”, si fituese të edicionit të 61-të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

Vetëm 20 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të performuar në finalen e madhe më 13 maj, që do t’u bashkohen 5 shtetet e përhershme finaliste (Spanja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Gjermania) si dhe shteti fitues i vitit të kaluar (Ukraina), të cilët plotësojnë listën e 26 shteteve finaliste.

‘Eurovision 2023’ do të zhvillohet këtë vit në datat: 9, 11 dhe 13 maj në ‘M&S Bank Arena’ të Liverpoolit, ndërsa më herët u publikua edhe logo, e cila ishte një bashkim i ngjyrave të Mbretërisë së Bashkuar dhe Ukrainës.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika