Albion Rrahmani, futbollisti i talentuar nga Kosova, ka bërë një debutim mbresëlënës për Sparta Pragës në ndeshjen e parë zyrtare kundër Malmö FF.

Rrahmani, i cili më parë ka luajtur për klubin kosovar Ballkani, arriti të shënojë golin e tij të parë për ekipin çek në këtë ndeshje.

Ky moment i paharrueshëm për Rrahmanin erdhi si rezultat i përkushtimit dhe talentit të tij, duke treguar menjëherë potencialin që ai sjell në skuadrën e re.

Sparta Praga po përballet me Malmon në play-offin e Ligës së Kampionëve, ndërsa ka sigurua kalimin tutje.

Derisa po fitonte 1-0 me golin e Haraslin nga penalltia, Rrahmani ishte inkuadrua në minutën e 70-të në lojë.

13 minuta më vonë, Albioni shënoi për 2-0 për Sparta Pragën, duke dëshmuar vlerën prej pesë milionë eurove që i pagoi klubi çek tek ai rumun.

Me këtë gol, Rrahmani konfirmon që ai mund të jetë një lojtar kyç për Spartën në vazhdim të sezonit.

🔔🇪🇺 GOAL | Albion Rrahmani | Sparta Praha 2-0 Malmö FFpic.twitter.com/jeSd0T1O5F

— Goals Xtra (@GoalsXtra) August 27, 2024