Albumi i ri i Bebe Rexhës vjen më 28 prill

Këngëtarja e njohur, Bebe Rexha ka njoftuar audiencën se me 28 prill do të publikojë albumin e saj më të ri, i cili do të jetë i tretë në karrierën muzikore të artistes

Këngëtarja me renome botërore, e me prejardhje shqiptare Bebe Rexha, ka njoftuar publikun rreth datës se kur do të publikohet albumi më i ri i saj.

Në një fotografi të shpërndarë në rrjetet sociale, 33-vjeçarja zbuloi koopertinën e këtij albumi si dhe zbuloi se data e publikimit të tij është më 28 prill.

“Albumi im i tretë ‘Bebe’ do të jetë në shitje nga 28 prilli”, ka shkruar artistja shqiptare me renome botërore.

Kanë kaluar afro dy vite që nga albumi i saj më i fundit dhe njëherësh të dytin në karrierë, “Better Mistakes”.

Parashihet që ky album do të ketë përbrenda dy nga hitet e saj më të fundit, të cilat janë “I’m Good (Blue)” dhe “My Heart Wants What It Wants”.

Bebe Rexha përndryshe ka të edituara në treg dy albume shumë të suksesshme, “Expectations” në vitin 2018 dhe “Better Mistakes” në vitin 2021.

Rexha më parë kishte paralajmëruar edhe një turne në Amerikën e Veriut për këtë verë.

Turneu i saj do të filloj më 31 maj në Van Buren në Phoenix dhe do të përfundojë më 30 qershor në Wiltern në Los Angeles.