Aleanca e Partive Liberale të Evropës del me deklaratë për sulmin e terrorist në Banjskë

Aleanca e Partive Liberale të Evropës, ku bënë pjesë edhe PDK si anëtare e saj, ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me sulmin terrorist të 24 shtatorit në veri të Kosovës. Në një deklaratë zyrtare, ALDE ka bërë thirrje tërheqjes së përgjegjësve për sulmin dhe hetimit të plotë të ngjarjes nga autoritetet serbe, në bashkëpunim me komunitetin ndërkombëtar dhe autoritetet e Kosovës

Pamje nga manastiri i fshatit Banjskë, 24 shtator 2023.

Aleanca e Partive Liberale të Evropës, ku është anëtare edhe Partia Demokratike e Kosovës, ka bërë një deklaratë pas sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë.

Byroja e ALDE (Alliance of Liberals and Democrats for Europe), në një komunikatë për media, shpreh shqetësimin e saj dhe u bën thirrje autoriteteve në Serbi që të bashkëpunojnë plotësisht me komunitetin ndërkombëtar dhe autoritetet e Kosovës në hetimin dhe sjelljen para drejtësisë të  përgjegjësve për sulmin e një grupi të madh paramilitarësh serbë më 24 shtator në veri të Kosovës, me armë të rënda kundër patrullave të Policisë së Kosovës, në të cilat u vra një polic.

“Autoritetet në Serbi duhet të përmbahen nga mbështetja dhe inkurajimi i sulmeve të dhunshme kundër Kosovës dhe duhet të angazhohen plotësisht për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën si parakusht për anëtarësimin në BE”, ka theksuar ALDE.

Aleanca e Partive Liberale të Evropës beson fuqimisht se afrimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në do të ndihmojë në nxitjen e stabilitetit dhe sigurisë.

“Prandaj, ne i bëjmë thirrje Bashkimit Evropian të shtojë përpjekjet e tij dhe të sigurojë që dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përshpejtojë ritmin dhe të sjellë përparim drejt reformave dhe normalizimit mes dy vendeve”.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika