Aleanca hedh thëngjill para Qeverisë, Ramadani: Kosova nga terri energjetik po kalon në terr politik

Aleanca ka zhvilluar një aktivitet simbolik para hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës, duke hedhur thëngjill para dyerve të objektit të këtij institucioni.

Burim Ramadani, nga Aleanca  ka kritikuar qeverisjen e Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se Kosova po kalon nga “terri energjetik” në “terr politik”.

Në një konferencë për media para aksionit të Aleancës, Ramadani tha se koha ka ecur dhe se institucionet e vendit po përballen me bllokim.

“Mesazhi i AAK-së me oren 11″55, është që koha ka ecur dhe koha po shkon. Në emër të Aleancës, përmes jush, ta dërgojmë mesazhin se me Kurtin dhe Vetëvendosjen, gjatë këtyre 6-7 viteve të fundit, Kosova nga një terr energjetik po kalon në terr politik”, tha Ramadani.

Ai foli edhe për sektorin energjetik dhe nevojën për ndërtimin e një termocentrali të ri, duke kritikuar mungesën e përgjegjësisë për problemet në këtë sektor.

Ramadani e lidhi “terrin politik” me bllokimin e institucioneve dhe pamundësimin e krijimit të tyre.

“Sot kanë kaluar në fazën tjetër, që është terr politik. Terri politik është bllokimi i institucioneve, pamundësimi i krijimit të institucioneve”, deklaroi ai.

“Mesazhi dhe simbolika e thëngjillit, e qymyrit të Kosovës, është se Kosova edhe më tutje po fle mbi qymyr, por rryma nuk prodhohet”, tha Ramadani.

Sipas tij, një prej pikave kryesore të ofertës gjashtëpikëshe të Aleancës është ndërtimi i një termocentrali të ri në Kosovë.

Ramadani pretendoi gjithashtu se gjatë këtyre viteve rreth një miliard euro janë shpenzuar për blerjen e energjisë elektrike nga Serbia dhe vende të tjera, duke thënë se nga kjo situatë, sipas tij, ka përfituar “mafia energjetike”.

“Dhe është e qartë që gjatë këtyre viteve, rreth 1 miliard euro janë blerë rrymë në Serbi e vende të tjera, e prej kësaj ka përfituar askush tjetër përpos mafias energjetike. Në kohët e fundit po shohim se punëtorët të cilët e humbin jetën bashkë duke e nxjerrë këtë qymyr për popullin e Kosovës, dhe nuk ka përgjegjësi as politike, as menaxheriale”, tha ai.

Ai akuzoi Qeverinë dhe Lëvizjen Vetëvendosje se po e mbajnë vendin në atë që e cilësoi “terr politik”, duke e lidhur këtë me bllokimin e institucioneve dhe pamundësinë për krijimin e tyre.

Aleanca paralajmëroi se aktivitetet simbolike do të vazhdojnë dhe do të shtohen në numër e intensitet.

Sipas Ramadanit, simbolika e thëngjillit synon të rikthejë vëmendjen te pasuritë energjetike të Kosovës dhe nevoja për investime në prodhimin vendor të energjisë

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika