Aleatët e NATO-s premtojnë mbështetje të mëtejshme ndaj Ukrainës

Zyrtarët e NATO-s janë takuar të martën për të diskutuar lidhur me situatën në Ukrainë. Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin, ka theksuar mbështetjen e NATO-s për Ukrainën dhe ka shprehur pritshmëritë e tij që Ukraina në pranverë të nisë një kundërofensivë kundër Rusisë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin (Foto: BBC)

Ministrat e mbrojtjes së NATO-s janë takuar të martën e 14 shkurtit për të diskutuar lidhur me mbështetjën e mëtejshme ndaj Ukrainës, ndërkohë që Rusia ka filluar një ofensivë të re.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin ka rikonfirmuar vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të qëndruar në krah të Kievit.

ShBA deri më tani ka kontribuar me më shumë se 24 miliardë dollarë ndihmë sigurie.

Austin gjatë kohës kur po mbante konferencën për media është shprehur se 14 shkurti do të shënojë një moment historik të zymtë.

Ndërsa, është shprehur se familjet ukrainase do të jenë gjithmonë në zemrat e tyre. Gjithë ky vit nën bombardime i Ukrinës, sipas Austin ka qenë një vit tragjedie por që e ka frymëzuar botën.

“Zemrat tona janë me të gjitha familjet ukrainase të vrarë dhe të plagosur kur përpiqen të mbrojnë sovranitetin e tyre midis civilëve të tjerë. Ata kanë humbur fëmijë, prindër dhe të dashurit e tyre pasi Rusia ka sulmuar qëllimisht objektiva civilë. Rusia i ka shkaktuar Ukrainës një vit tragjedie dhe terrori, por populli i Ukrainës ka frymëzuar botën”, ka thënë Austin, shkruan BBC.

Austin ka lavdëruar Ukrainën për mbrojtjen e vetes dhe gjithashtu ka falënderuar edhe vendet që kanë mbështetë Ukrainën.

Krahas Austin, në konferencë për media është shfaqur edhe gjenerali më i lartë amerikan Mark Milley, i cili luftën e nisur nga Putin e ka quajtur “pushtim barbar rus brutalisht, ilegalisht dhe mnë mënyrë të paprovokuar”.

“Për Ukrainën, nuk është një luftë agresioni, është një luftë mbrojtjeje. Për Rusinë, është një luftë agresioni”, ka thënë ai.

Austin ka theksuar mbështetjen e NATO-s karsh Ukrainës.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të siguruar që ata të marrin sa më shumë municion sa më shpejt të jetë e mundur dhe ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur përpjekjet.”

Ndërsa, për dërgimin e avionëve për Ukrainën, ai ka thënë se nuk ka asnjë njoftim ende.

Ndër të tjera, Austin ka thënë se pret që Ukraina të nisë një kundërofensive kundër Rusisë në pranverë të vitit 2023.

Aty Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka treguar “dy gabimet e mëdha “ të presidentit Putin.Ndërsa, në nder të viktimave të termetit që ndodhi në Turqi dhe Siri ka bërë thirrje që të gjithë delegatët e NATO-së pranishëm në sallë, të mbajnë një moment heshtje.

Stoltenberg thekson “dy gabimet e mëdha” të Putinit

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika