Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

Moisiu nga protesta që po mbahen në sheshin “Skenderbej” në Tiranë tha se krerët e UÇK-së kanë kryer detyrën më të lartë që njeh historia jonë, njofton Dukagjini.

“Jemi mbledhur për të mbrojtur dinjitetin tonë komëbtarë, përballë padrejtësiv që po u bëhet bijëve më të mirë të Kosovës. Çlirimtarëve që luftuan për lirinë e vendit të tyre. Në vitin 2022, isha në Hagë, për të takuar personalisht Presidentin Thaçi, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi. Aty unë e pashë që këta burra nuk ishin të frikësuar. Ata ishin të qetë e të gatshëm për të sakrifikuar. Ata nuk kanë kryer krime, por kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkohore, çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit të vet”, deklaroi Moisiu.