Ali Ahmeti: Evropa na pret

Udhëheqësi i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ali Ahmeti, ka komentuar deklarimet e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të cilat sipas tij, tregojnë përkrahjen e shteteve të Evropës që i japin Maqedonisë së veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti.

“Në këto çaste vendimtare për ardhmërinë e vendit, po ju shkruaj nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku bashkë me kolegët deputetë kemi mbi supe përgjegjësinë madhore për të vendosur se a do të vazhdojë apo jo vendi ynë hapërimin drejt rrugës së integrimit”, ka shkruar kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, në faqen e tij në Facebook.

Ky deklarim i Ahmetit erdhi pas një propozimi francez, i cili synon të ndihmojë në tejkalimin e dallimeve mes Shkupit dhe Sofjes.

Ky propozim është pasuar me protesta në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut.

Ai ka thënë se deklarimet e kryetares së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ishin të qarta, që tregojnë për përkrahjen e shteteve të Evropës që i japin Maqedonisë së veriut.

“Të qarta dhe shumë decide ishin sot deklarimet e kryetares së Komisionit Evropian, znj. Ursula von der Leyen për përkrahjen që na japin të gjitha shtetet e Evropës, për përmbajtjen e propozimit të presidencës franceze që nuk cenon në asnjë mënyrë tiparet e identitetit gjuhësor, kulturor dhe historik të bashkëqytetarëve tanë maqedonas”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se vendimet që kanë marrë më herët u dëshmuan të dobishme, prandaj sipas tij, edhe këto ditë duhet të reflektojë Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, për të ardhmen Evropiane.

“Bashkë kemi ndërmarrë vendime të rëndësishme që u dëshmuan të dobishme për të gjithë ne, prandaj këto ditë le të reflektojmë thellë dhe le të vulosim ardhmërinë tonë evropiane. EVROPA NA PRET!”, ka përfundua Ali Ahmeti.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika