Ali Ahmeti: Nuk jam në Ohër si këshilldhënës, i kam shprehur përkrahje Kurtit

Kreu i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti e ka komentuar takimin që zhvilloi mëngjesin e sotëm me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin. Ahmeti në emisionin Debat Plus, ka treguar se kryeministrit të Kosovës i ka ofruar përkrahje për vendimin që ai do ta marrë në dialogun me Serbinë.

“Nuk kam ardhur me fuqinë e këshillëdhënësit, jam një aktivist i lëvizjes shqiptare”.

“Kam punuar më shumë për Kosovën, nuk jam kursyer për lirinë e pavarësinë e Kosovës dhe i kam shprehur përkrahje Kurtit për vendimin që ai do të marrë me një fjalor vëllazëror”,  ka thënë Ahmeti.

Një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për Ahmetin do të ishte dobishme dhe për shqiptarët e Maqedonisë.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika