Ali Ahmeti për homazhe te varri i ish-presidentit Rugova: Lobimi i tij ishte kushtrim drejtësie

Kryetari i partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka kujtuar ish-presidentin Rugova në ditëlindjen e tij, duke bërë homazhe në Prishtinë

Kryetari i partisë së Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka kujtuar ish-presidentin Rugova në ditën e lindjes së tij.

Ahmeti ka qenë për homazhe në Prishtinë, prej ku ka ndarë edhe disa fotografi në rrjetin social të tij në Facebook.

Sipas politikanit shqiptar, falë presidentit Rugova “u zgjua ajo ndërgjegje e fjetur e njerëzimit, lobimi i tij bashkë me pushkët e UÇK-së ishte kushtrim drejtësie të cilit iu përgjigjën SHBA-të dhe Europa”.

“Me homazhet në vendprehjen e tij në Prishtinë kujtuam sot në 79 vjetorin e lindjes, Presidentin historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën. Me anëtarët e familjes së nderuar Rugova evokuam bashkë kujtime nga ato vite veprimi përplot atdhedashuri të presidentit në shërbim të idealit të lirisë dhe themelimit të shtetit të pavarur të Kosovës”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ai ka theksuar se “falë Presidentit Rugova u zgjua ajo ndërgjegje e fjetur e njerëzimit, lobimi i tij bashkë me pushkët e UÇK-së ishte kushtrim drejtësie të cilit iu përgjigjën ShBA-të dhe Europa”.

“Do ta kujtojmë përjetë me mall e krenari duke patur frymëzim vitet e jetës që ia kushtoi lirisë e përparimit të Kosovës. Lavdi e përjetshme Presidentit Rugova”, ka përfunduar ai.

.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika