Aliaj: Sejdiu është kandidatë që i përmbush të gjitha kërkesat kushtetues

Analisti politik, Artan Alijaj, ka komentuar dakordimin mes dy partive politike për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Alijaj tha se marrëveshja është rezultat i një procesi të gjatë negociatash, i cili, sipas tij, është zgjatur për shkak të konsultimeve brenda partive politike.

“Ka qenë një rezultat i një procesi negociatash mes dy partive politike. Ka zgjatur pak më shumë. Arsyeja që ka zgjatur kaq shumë ka të bëjë me konsultime brenda partive politike”, tha Alijaj.

Ai u ndal edhe te reagimet brenda LDK-së, duke thënë se nga zhvillimet e sotme është krijuar përshtypja se marrëveshja nuk është diskutuar me kryesinë dhe grupin parlamentar.

“Ajo se çka kemi parë sot, në bazë të reagimit të disa anëtarëve brenda LDK-së, thuhet se nuk ka pasur konsultime me kryesinë dhe grupin parlamentar”, u shpreh ai.

Sa i përket kandidaturës së Bekim Sejdiut, Alijaj vlerësoi se ai i plotëson kriteret kushtetuese për të qenë kandidat për president.

“Sa i përket kandidaturës së Bekim Sejdiut, nëse i shohim kriteret që parashihen në Kushtetutë, është një kandidat që i përmbush të gjitha kërkesat”, tha ai.

Megjithatë, analisti theksoi se përveç aspektit juridik, mbetet edhe ai politik, ndërsa pikëpyetja kryesore është nëse Sejdiu do t’i sigurojë votat e nevojshme në Kuvend.

“Në anën politike është një anë tjetër. Është fakt që është arritur një ujdi mes partive politike. Ajo që është pikëpyetje e madhe është nëse z. Sejdiu do t’i sigurojë votat brenda Kuvendit”, deklaroi Alijaj.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika