Alibeaj: Më 10 maj nis procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri

Mbahet mbledhja e parë e Konferencës së Kryetarëve, për zgjedhjen e Presidentit të ri të Shqipërisë

Enkelejd Alibeaj, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike

Të mërkurën ka nisur mbledhja e parë e Konferencës së Kryetarëve, për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

I pranishëm në mbledhje është kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike(PD), Enkelejd Alibeaj, i cili ka kërkuar që mbledhja të bëhet në prezencën e medias.

Alibeaj u shpreh se procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent.

Siç e parashikon edhe Kushtetuta, raundi i parë i votimit duhet të mbahet pas shtatë ditësh, pas mbledhjes së parë.

Për këtë çështje, kreu i grupit opozitar ka thënë se pas konsultimeve me dy grupet tjera opozitare parlamentare, ata kanë refuzuar që raundi i parë i votimit të ndodhë.

Ai propozoi datën 10 maj si datë, për nisjen e procesit të Presidentit të ri.

Deri në raundin e tretë, palët mund të votojnë një emër konsensual. Nëse deri në raundin e tretë nuk votohet ky emër atëherë, mazhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në raundin e katërt dhe të pestë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka përjashtuar mundësinë që presidenti i ri të jetë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste, ndërsa deri më tani asnjë prej grupeve parlamentare nuk ka mbështetur publikisht një kandidat të caktuar.

Gjithashtu, është bërë e ditur se mbledhja zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika