“Alienimi i Presidentes”, Kurti për marrëveshjen e Ohrit: Me Vjosën jemi bashkë, si me u deklarua unë si ajo

“Ju duhet ta kuptoni që ne kemi fituar bashkë më 14 shkurt 2021. Nuk janë më ato modelet e vjetra kur deklaron diçka kryeministri e duhet ta pyesim çka mendon për këtë presidenti ose deklaron presidenti e çka mendon kryeministri. Ka shumë gjëra për të cilat deklarohet presidentja e unë fare nuk e konsideroj të nevojshme të deklarohem dhe anasjelltas. Deklarohet kryeministri është si të deklarohet presidentja, sepse po e theksoj edhe njëherë, ne jemi bashkë”, ka theksuar Kurti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media është deklaruar rreth mos-qëndrimit të presidentes, Vjosa Osmani për marrëveshjen e akorduar më 18 mars në Ohër, mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Kurtit, presidentja Osmani nuk ka nevojë të deklarohet rreth kësaj çështje, pasi është deklaruar vetë ai dhe, kështu, të dytë kanë të njëjtin mendim, për marrëveshjen e Ohrit.

“Ju duhet ta kuptoni që ne kemi fituar bashkë më 14 shkurt 2021. Nuk janë më ato modelet e vjetra kur deklaron diçka kryeministri e duhet ta pyesim çka mendon për këtë presidenti ose deklaron presidenti e çka mendon kryeministri. Ka shumë gjëra për të cilat deklarohet presidentja e unë fare nuk e konsideroj të nevojshme të deklarohem dhe anasjelltas. Deklarohet kryeministri është si të deklarohet presidentja, sepse po e theksoj edhe njëherë, ne jemi bashkë”, ka theksuar Kurti.

Kurti, nuk u ndal vetëm te shefja e shtetit, pasi sipas tij, mendim të njëjtë (sikur Kurti) kanë edhe kryepalaramentari, Glauk Konjufca dhe kryediplomatja, Donika Gërvalla.

“E tash çka mendon kryeparlamentari Glauk Konjufca për Ohrin, e çka mendon ministrja e Jashtme Gërvalla… nuk ka nevojë, veç nëse doni ta bëni këtë prioritet”.

Nëse e shohim në konotacion marksisit, termi “alienim” (anglisht: alienation) përdoret për të përshkruar një lloj ndenjeje të izolimit ose të ndarjes që punëtorët kanë ndaj procesit të punës dhe produktit të punës së tyre, si dhe nga marrëdhëniet sociale.

Në këtë linjë alienimi është i lidhur ngushtë me sistemin kapitalist të prodhimit, i cili shikon punën e njerëzve si një mall të blerë dhe shitur në treg. Në këtë mënyrë, puna bëhet një mjet për të prodhuar fitime për kapitalistët, dhe jo një mjet për të krijuar vetëdijen dhe lirinë njerëzore.

Duke cituar Kurtin se “ne kemi fituar bashkë më 14 shkurt 2021”, pra Osmani, në mënyre direkte ose indikrekte është pjesëmarrëse në procesin e dialogut, rrjedhimisht edhe në marrëveshjet që burojnë nga dialogu, në këtë rast kjo në Ohër. Pra, me këtë deklaratë të Kurtit, mund të shohim një (alienim) izolim që i është bërë presidentes në këtë marrëveshje dhe procesit të dialogut.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika