Aliu: 155 punonjës të Spitalit Klinik të Tetovës do të marrin kontrata të përhershme, kjo punë ka përfunduar

“155 personat të punësuar me kontrata në Spitalin e Tetovës, do të marrin kontrata të përhershme dhe procedura është e përfunduar”. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, pasi Fondi për Sigurim Shëndetësorë nuk e ka aprovuar vendimin që ata të mbetën në pun.

Aliu reagoi edhe ndaj akuzave të BDI-së dhe të ish partisë së tij ndaj tij.

“Ata çfarë kanë, rrinë të fshehur nëpër qoshe, pas tastierave, duke përhapur gënjeshtra për të mbuluar gjithë zullumet dhe turpet që i bën veçanërisht në shëndetësi. I dëgjuat trillimet 155 persona nga Tetova, gjoja nuk do të punësohen, turp, turp madje për standardet e tyre të gënjeshtrave turpi i madh. Është një teatër i madh, por poena të lira politike mbi supet e njerëzve, që prej vitesh jetonin në pa siguri dhe me shantazh, prandaj e themi sot qartë 155 punonjës në Spitalin Klinik të Tetovës, do të marrin kontrata të përhershme, pikë. Procedura është e përfunduar, kemi dhënë fund një agonie që ata e krijuan dhe ushqyen me rradhë.

y problem zgjatë me vite, sepse BDI ishte me dekada në pushtet dhe kur nuk u mundua të zgjidhte problem, madje kur edhe Arben Taravari ishte një vit ministër nuk bëri asgjë, vetëm rrinte dhe shikonte se si këta njerëz po poshtëroheshin me kontrata të përkohshme dhe jetonin në pasiguri”, ka deklaruar ministri Azir Aliu./Telegrafi

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika