Aliu: 30 për qind e veturave do të jenë elektrike deri në vitin 2030

Sipas ministrit të Mjedisit, Liburn Aliu, Qeveria e Kosovës ka për synim që për shtatë vjet 30 për qind e veturave të jenë elektrike dhe hibride, që nuk ndotin ambientin

Liburn AliuMinistër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në një konferencë për media

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu, ka thënë se deri në vitin 2030, Qeveria e Kosovës ka për synim që 30 për qind e veturave të jenë elektrike dhe hibride.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ministri Aliu ka thënë se Kosova synon të kyçet në rrjetin e transportit me vendet e tjera.

“Nga kjo strategji do të dalin projekte të rëndësishme që kanë të bëjnë me fushën e hekurudhave në veçanti. Kjo strategji do të ndihmojë që Kosova të arrijë që të zbusë emisionet nga ana e transportit dhe të sigurojë sigurinë në trafik. Siguria në trafik, të qenët i kyçur si rrjet dhe ndërlidhja e qartë e transporteve brenda vendit”, ka thënë Aliu.

Aliu ka potencuar se për veturat që emetojnë gazra do të ketë taksë më të madhe sesa për ato që nuk emetojnë.

“Sipas këtij koncepti, synohet që në importimin e veturave të ardhmen t’u kushtohet rëndësi transportit elektrik, në mënyrë që deri në vitin 2030, 30 për qind e flotës së automjeteve në vendin tonë të jenë elektrike dhe hibride. Na afrojnë më afër BE-së dhe na ofrojnë ambient më të pastër e krijojnë përgjegjësi te qytetarët karshi mjedisit”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika