Aliu kërkon nga opozita që seanca për kontratat njëburimore të shtyhet

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastruktuës, Liburn Aliu, ka kërkuar nga opozita që ta tërheqin kërkesën për seancë të jashtëzakonshme

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastruktuës, Liburn Aliu, ka kërkuar nga opozita që ta tërheqin kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për shqyrtim të Propozim-rezolutës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.

Ai kërkon që të mbahet një seancë tjetër në mënyrë që në Kuvendin e Kosovës të jenë prezentë të gjithë ministrat.

Aliu thotë se nuk mund të përgjigjet për ministrat e tjerë, duke e nënkuptuar që kjo seancë është thirrur drejtuar vetë Aliut.

“A po e tërhiqni këtë seancë kështu e thirreni një tjetër e të vijmë sepse shpartallimi do të ishte më mirë. Po e lëmë një tjetër ose atë të rregulltën, tërhiqeni seancën, flasim ne në qeveri dhe vijmë komplet krejt. Unë nuk mund të përgjigjem për ministrat e tjerë”, thotë Aliu.

Aliu thotë se në dy shtylla është arsyetuar thirrja e kësaj seance, për kontratat njëburimore për vitin 2021 dhe 2023.

“Për këtë punë është dashur ta thirrni dikë tjetër, jo mua. Po flasim për vitin 2021, sa kontrata njëburimore, është një kontratë njëburimore. Komuna e Prishtinës i ka 6.48 për qind që është 1.7 milionë, vetëm në raport për vitin 2021. Në vitin 2022. 6.10 për qind. E keni cekur dy herë, këto kontrata njëburimore janë burim i korrupsionit, mbase po edhe pse janë në përputhje me ligjin, por krahasoni edhe komunat edhe ministritë e tjera krejt”.

“Ndërsa, Ministria e Infrastrukturës, 0.81 për qind, për kontrata njëburimore më keni thirrë mua, nuk e di pse. A e dini pse është kjo, sepse po të është ditur me kohë që do të flisnit për të gjitha kontratat tjera, do ta kishit thirrur gjithë Qeverinë komplet”, shtoi Aliu.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika