Aliu: Kosova e Shqipëria kanë një Sekretariat të përbashkët

Sipas Ministrit të Infrastrukturës , Liburn Aliut, Kosova dhe Shqipëria kanë një Sekretariat të përbashkët për zbatimin e marrëveshjeve në mes të dy qeverive. Tutje, ai ka premtuar se marrëveshjet e nënshkruara të hënën e 20 qershorit, do të zbatohen deri në takimin e ardhshëm mes dy qeverive

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ftuar në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, ka folur në lidhje me marrëveshjet në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, ku ka thënë se asnjëherë më parë nuk kanë qenë të vendosur, siç është tash Qeveria Kurti 2.

Sipas tij, Qeveria do t’i zbatojë jo vetëm marrëveshjet që i ka nënshkruar kjo qeveri, por edhe ato që ishin nënshkruar nga qeveritë e kaluara.

Aliu gjithashtu ka theksuar se, në ekipin Sekretariatit të përbashkët, ka anëtarë nga të dyja qeveritë, dhe detyrat e këtij Sekretariati janë që të merret me zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara nga të dyja shtetet, dhe herë pas here të inspektojë ministritë se si janë duke i zbatuar marrëveshjet.

“93 për qind të marrëveshjeve që i kemi nënshkruar, i kemi zbatuar gjeri më tani” ka thënë ai.

Tutje, ai ka folur edhe për marrëveshjet që janë nënshkruar të hënën e 20 qershorit, ku ka premtuar se deri në mbledhjen e ardhshme në mes të dy qeverive do të jenë të zbatuara.

“Në çdo mbledhje duhet t’i kemi marrëveshjet e përfunduara dhe vetëm duhet të bisedohet për vazhdimin e punëve të tjera” ka shtuar ai.

Aliu ka bërë të ditur se dy grupet punuese janë shkrirë për ta themeluar Sekretariatin e përbashkët për të dyja shtetet.

Shija e redaktorit

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Të fundit nga rubrika