Qindra qytetarë kanë mbushur sheshet e kryeqytetit në mbështetje të “Marshit për Liri”, të organizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, e ka cilësuar këtë si një nga marshimet më masive, duke thënë se pjesëmarrja e qytetarëve është tregues i qartë se në emër të kujt duhet të jepet verdikti.
“Ky sot është më masoviki në historinë e marshimeve. Dhe është tregues i qartë se ne emër të kujt duhet të jepet verdikti. Dhe sot është verdikti i qartë, ata janë të pafajshëm dhe presim të mërkurën që të kthehen në tokën e tyre”, ka deklaruar Aliu për TV Dukagjini.