Aliu: Nuk është më individuale, kur 87 për qind rasteve për dhunë në familje janë dënime me kusht

Aktivistja Luljeta Aliu ka debatuar me juristin Dibran Istrefi në Debat Plus në RTV Dukagjini, për rastet e dhunës seksuale. Aliu ka thënë se rastet po relativizohen ndërsa Isterfi e ka kundërshtuar atë duke thënë se është parim bazë i të drejtës, që përgjegjësia është individual dhe askush nuk mund ta shkel këtë rregull

Aktivistja, Luljeta Aliu

“Nuk është më individuale, kur 87 për qind e rasteve për dhunë në familje janë dënime me kusht”, kështu e ka vlerësuar aktivistja Luljeta Aliu.

Aktivistja Aliu ka folur për rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje në Kosovë në RTV Dukagjii, ku ka thënë se ajo nuk pajtohet me faktin se rastet po relativizojnë çështjet, kjo sipas saj, nuk mund të jetë më individuale kur të njëjtat, po bëhen fenomen.

“Në mënyrë absolute nuk pajtohem kur më thonë se po flet për një rast individual sepse tani ne e kemi fenomen një çështje të tillë”.

Dibran Istrefi, jurist i ka reaguar  Aliut duke i thënë se “përgjegjësia individuale është parimi i drejtësisë që nuk mund të shkelet nga askush”.

“Nëse nuk është rast individual, çfarë është?”, ka pyetur Istrefi.

Dibran Istrefi, jurist

Ndërsa Aliu i është kundërpërgjigjur duke thënë se “është bashkëfajësi e sistemit në dhunën ndaj grave”.

Më tej, ajo ka treguar arsyet pse është bashkëfajësi e sistemit, ku sipas saj ata dënohen me dënime shumë të lehta.

“Kjo tregon se t’i nuk po ki gatishmëri me rregullu sistemin”, ka thënë ajo.

Ndërkohë Isterfi iu ka kundërpërgjigjur duke i thënë se “është rregull bazik i drejtësisë që rastet që përgjegjësit janë individuale, sepse ne këtu mund t’i marrim këto 180 rastet të dhunës seksuale e t’i shikojmë dhe del që secila i ka specifikat e veta”.

Sipas tij, kjo është arsye pse nuk guxojmë t’i kolektivizojmë veprimet e as t’i relativizojmë.

Ai ka përfunduar duke thënë se situata do të ishte shumë me ndryshe nëse ligji do të fliste për kryeministrin Albin Kurti, ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun e për ish-kryeministra dhe prokuror. Sipas tij, për atë arsye e kemi situatën kështu, sepse nuk ka folur ligji.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika