Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar

Ish-ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka deklaruar se gjatë intervistimit në Prokurori ka sqaruar të gjithë procesin që lidhet me pretendimet ndaj tij, duke theksuar se gjatë ushtrimit të detyrës ka vepruar në përputhje me ligjin dhe rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Pas përfundimit të intervistimit, Aliu tha se pas dy vitesh ka pasur mundësinë të japë versionin e tij për rastin dhe se tashmë ndihet i lehtësuar.

“Është lehtësim që pas dy vitesh heshtje pata mundësinë me ardhë edhe me e sqaru pak situatën para prokurorisë për gjithë atë sulm dhe pretendim të vazhdueshëm ndaj meje i cili ka degradu aq shumë, por që unë i jam përgjigj me heshtje deri tani. Pata mundësinë me e sqaru që për gjithë procesin, për gjithë periudhën sa unë kam qenë ministër, kam vepru në përputhje pikërisht me ligjin. Kam vepru sipas rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Nuk ka asnjë vendim i cili mundet me u ndërlidhë mu me këtë proces.

Po ashtu, për pretendimin për mosveprim, i tërë rasti ka qenë i audituam nga Zyra Kombëtare e Auditimit dhe ka pas rekomandime dhe është vepru në bazë të rekomandimeve. Ka pas auditim të brendshëm, ka pas edhe hetim, i cili e qartëson shumë qartë pozitën e ministrit si staf politik karshi punës në administratë. Ka qenë një rast i mirë që pata mundësinë ta sqaroj nga fillimi deri në fund gjithë punën dhe tani jam i lehtësum”, deklaroi Aliu.

që e qartësojnë pozitën e ministrit si staf politik në raport me administratën”, u shpreh ai.

Aliu shtoi se intervistimi i dha mundësinë të shpjegojë të gjithë procesin nga fillimi deri në fund.

Edhe avokati i tij, Artan Qerkini, tha se Aliu i është përgjigjur pa hezitim ftesës së Prokurorisë dhe ka ofruar të gjitha sqarimet e kërkuara.

“Zoti Aliu i është përgjigjur ftesës së Prokurorisë pa asnjë hezitim. Ai ka dhënë të gjitha shpjegimet lidhur me funksionin e tij si ministër dhe përgjegjësitë që ka pasur në raport me pretendimet e Prokurorisë. Mendoj se ka kontribuar në mënyrë substanciale që kjo çështje të zbardhet”, tha Qerkini.

Sipas avokatit, Liburn Aliu është intervistuar në cilësinë e personit të dyshuar.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika